11:36 / 31.07.2019
Komandanti i Grupit Shumëkombesh Perendim të KFOR –it, vizitoi Junikun
RTKlive
Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi sot, priti në takim Komandantin Grupit shumëkombësh Perendim të KFOR dhe të kontingjentit Italian në Kosovë, kolonel Daniele Pisani, bashkë me përfaqesuës të tjerë të KFOR-it italian. Në takim kryetari i komunës i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it për zhvillimet aktuale në Komunën e Junikut, gjithashtu edhe për prioritetet të cilat i ka komuna në ngritjen e mirëqënies së qytetarëve.
Temë diskutimi ishte edhe çështja e sigurisë në vend e cila përgjithsisht u vlerësua si e qetë, sidomos në Komunën e Junikut, por megjithatë palët u zotuan në ruajtje dhe kultivim të bashkëpunimit të ndërsjelltë më qëllim të ruajtjes së klimës së mirë për jetesë dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.























