57 fermerë nga Komuna e Kaçanikut përfitojnë në projektin e serrave
Me fillimin e kushteve të favorshme klimatike, 57 fermerë nga Komuna e Kaçanikut u bënë përfitues të serrave, ku tashmë këto serra kanë sjellur edhe produktet e tyre.
Për të parë nga afër ecurinë e implementimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për ekonomitë e familjare, fermerët i vizitoi Kryetari i Komunës Besim Ilazi me bashkëpunëtorë, i cili këtë projekt e konsideroi si të rëndësishëm dhe mjaft të qëlluar për përfituesit.
Kryetari Ilazi tha se edhe ky projekt është në kuadër të masave përkrahëse që po ndërmerr komuna për subvencionimin e fermerëve në forma të ndryshme. Nga ky projekt kanë përfituar 57 fermerë, ndërsa në tërësi projekti ka kushtuar 22 mijë e 543.50 euro, projekt i financuar nga Komuna e Kaçanikut në bashkëfinancim me fermerët përfitues me 20 % të shumës së serrës.























