16:13 / 04.08.2019
Abdullahu apelon për kursim të ujit të pijshëm
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka apeluar për kursim të ujit të pijshëm.
"Furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumim dhe menaxhim i dobët. Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt", ka shkruar Abdullahu në "Facebook".

























