15 të rinj të diplomuar vushtrrias fillojnë punën praktike në Komunë
BKT
Kosovë

15 të rinj të diplomuar vushtrrias fillojnë punën praktike në Komunë

Gjithsejtë 15 të rinj të diplomuar, sot kanë filluar punën praktike 6 mujore me pagesë në administratën komunale në Vushtrri në kuadër të projektit të Komunës, UNDP dhe Zyrës së punësimit.

“E premtuam këtë projekt dhe jam i lumtur që po e realizojmë bashkë me partnerët tanë e ku të rinjtë janë përfitues”, ka deklaruar sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në pritjen që ka bërë për këta të rinj.

Në kuadër të këtij projekti të bashkëpunimit,  do të punësohen gjithsejtë 30 të rinj vushtrrias.

 


MË SHUME NGA Kosovë