Qentë heronj vetëflijohen për të shpëtuar foshnjën nga gjarpri
BKT
   Kuriozitete

Qentë heronj vetëflijohen për të shpëtuar foshnjën nga gjarpri

Ky është një moment heroik ku dy qen shtëpiakë janë vetëflijuar për t’i shpëtuar jetën një foshnje që ndodhej e vetme në shtëpi dhe rrezikohej të kafshohej nga një kobër vdekjeprurëse.

I gjithë ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.  Qentë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të kapur gjarprin vdekjeprurës, i kafshojnë bishtin dhe e largojnë nga lodrat e fëmijët dhe dhoma ku ishte duke fjetur foshnja. Pas një përleshje prej dy minutash, gjarpri ndalon së lëvizuri. Fatkeqësisht, njëri nga qentë ngordhi vetëm pak minuta pasi u kafshua nga kobra, një nga gjarpërinjtë më helmues në botë. Qeni tjetër ka mbijetuar, por ka mbetur i verbër.