Ndërtohet ura për të vizituar kështjellën që ndërlidhet me mbretin Artur
BKT
   Kuriozitete

Ndërtohet ura për të vizituar kështjellën që ndërlidhet me mbretin Artur

Pas më shumë se 500 vjetësh, është inauguruar në Cornwall një urë e re për të shkuar në kështjellën e Tintagelit, që thuhet se ishte e mbretit mitik anglez, Artur.

The English Heritage – enti publik britanik që merret me trashëgiminë kulturore kombëtare, ka mbledhur pesë milion stërlina për të realizuar këtë vepër që do të lidhë dy pjesët e kështjellës që ndahen mes tyre nga një grykë dhe që i jep mundësinë turistëve të arrijnë në këtë zonë më me lehtësi.

Ura e vjetër e ndërtuar në shekullin XIII u shemb më 1500 dhe që atëherë nuk u ndërtua më. Ura e re e ndërtuar prej hekuri dhe druri është ndërtuar në lartësinë e 60 metrave.