`Me Qeverisjen e Aleancës qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje`
BKT
Kosovë

`Me Qeverisjen e Aleancës qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje`

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot është takuar me kryesinë e Shoqatës së Zejtarëve të Pejë.

Haradinaj tha se ka qenë kënaqësi për të ky bashkëbisedim me këtë kryesi, transmeton Klan Kosova.

“Rast i mirë që të flasim për mundësitë e ruajtjes së frymës artizanale të këtij qytetit dhe impaktin që autostrada e Dukagjinit do të ketë në lidhjen e tregjeve dhe zhvillimin ekonomik”.

“Me Qeverisjen e Aleancës zejtarët pejanë dhe të gjithë qytetarët e Pejës do të përjetojnë rilindje, duke qenë partner i vërtetë i tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë