Latifi: Përkrahja jonë ndaj fermerëve të vyeshëm është obligim
BKT
Kosovë

Latifi: Përkrahja jonë ndaj fermerëve të vyeshëm është obligim

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar të dielën fermerin Baki Gashi në Bratotin.

Latifi ka thënë se Gashi posedon lopë qumështore dhe sot ka filluar sigurimin e ushqimit, silazhës.

“Ky fermerë çdo vit mbjellë mbi 20 hektarë me kultura që shërbejnë për sigurimin e ushqimit për lopë. Përkrahja jonë ndaj fermerëve të vyeshëm është obligim dhe do të vazhdojë duke u rritur”, ka thënë kryetari Latifi.


MË SHUME NGA Kosovë