Selimi: Projekt buxheti i vitit 2020 është 9 milionë e 531 mijë euro
Falë kushteve të përshtatshme klimatike, projekte të shumta infrastrukturore janë duke u realizuar në Komunën e Kaçanikut.
Ekzekutivi komunal në mbledhjen e fillimjavës diskutoi për aktivitetet dhe projektet e shumta që janë duke u realizuar këto ditë, që synim kryesor kanë rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve. Projekte të shumta kapitale janë duke u realizuar, të cilat janë planifikuar që në vitin e kaluar që kanë marrë prioritet nga vet qytetarët. 12 projekte kapitale kanë përfunduar, 9 projekte të tjera janë në proces të realizimit, ndërsa edhe shumë projekte të tjera pritet së shpejti të fillojnë pas përfundimit të procedurave të nevojshme administrative.
Ekzekutivi komunal me theks të veçantë diskutoi sot në mbledhjen e fillimjavës Projekt Propozimin e Buxhetit 2020, ku u diskutuan ndarjet buxhetore, në kategori të caktuara. Drejtori i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit Bahri Selimi, bëri të ditur se Projekt buxheti i vitit 2020 është 9 milion e 531 mijë euro, ku kjo shifër e lartë arrihet për herë të parë që nga pas lufta, ndërsa shtoi se ky projekt buxhet do të dal edhe në diskutim publik për të parë nga afër nevojat e qytetarëve dhe për ti inkorporuar në buxhetin final komunal.
Në takim u diskutuan edhe aktivitet e tjera komunale nga drejtoritë e tjera dhe sektorët komunal.























