13:57 / 26.08.2019
Festë e çmendur në Karnavalet e Notting Hill
Një milion persona mendohet të jetë numri i atyre që do të marrin pjesë në Karnavalet e Notting Hill në Londër, një festë dyditore që ka nisur të dielën dhe po vazhdon edhe të hënën.
Me temperaturat e larta dhe dëshirën e madhe të njerëzve për të festuar, shpesh duke e tepruar edhe me alkoolin, 12 mijë forca policie janë angazhuar që të ruajnë qetësinë dhe të sigurohen që gjithçka do të shkojë mirë. Vitin e kalua dy persona u plagosën me thikë ndërsa 45 policë u lënduan.
Rrugët e lagjes së famshme londineze gjithsesi u mbushën me njerëz që festonin, pinin alkool, ngjyrosnin njëri-tjetrin. Autoritetet bënë thirrje që pjesëmarrësit të konsumonin sa më shumë ujë për të shmangur dehidratimin.
























