​Zbulohen tre ekzoplanetë 12 vite dritë larg Tokës
BKT
   Kuriozitete

​Zbulohen tre ekzoplanetë 12 vite dritë larg Tokës

Shkencëtarët kanë zbuluar tre ekzoplanetë të rinj, 12 vite dritë larg Tokës.

Sipas lajmit në uebfaqen “Science Alert” hulumtuesit duke përdorur teleskopin e madh 3,6 metra të Observatorit Jugor Europian në kampusin “La Silla” në Kili, kanë zbuluar tre ekzoplanetë të mëdhenj shkëmborë 1,4 deri 1,8 herë më të mëdhenj se Toka.

Ekzoplanetet të cilët janë 12 vite dritë larg Tokës gjenden në orbitën e një ylli xhuxh me masë të ulët.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”.