23:43 / 27.08.2019
Hoxhaj: Kosovës i duhet vendim-marrja për zhvillim ekonomik
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar degën e PDK-së në Gjakovë, bashkë me Bajrush Xhemajlin dhe Betim Gjoshin.
Enver Hoxhaj në një postim në rrjetin social 'Facebook' tha se Kosovës i duhet vendim-marrje për zhvillim ekonomik dhe këtë mund ta sjellin vetëm njerëzit e përgatitur dhe me guxim.
Postimi i plotë:
Të bashkuar në Gjakovën e madhe! Kënaqësi ta shihja nga afër mobilizimin e Degës së PDK-së në Gjakovë, në krye me kryetarin Hajdar Beqa! Së bashku me Bajrush Xhemajlin dhe Betim Gjoshin vizituam ekipin e palodhshëm të kësaj komune. Kosovës i duhet vendim-marrje për zhvillim ekonomik dhe këtë mund ta sjellin vetëm njerëzit e përgatitur dhe me guxim! #DekadaeRe























