11:00 / 30.08.2019
Mendoi se kishte ujë në vesh, mjekët gjejnë merimangën helmuese
Susie Torres nga Kansas - SHBA, mendoi se ajo kishte ujë në veshin e saj të majtë.
Ajo shkoi te një mjek, i cili, pasi e ekzaminoi, tha që kishte një insekt në vesh.
Torres nuk u frikësua pasi nuk dinte se çfarë lloj insekti ishte. Ajo as nuk mund të ëndërronte të kishte një nga speciet merimangë më helmuese në veshin e saj merimangën e murrme, shkruan CNN.
Me ndihmën e disa instrumenteve mjekët larguan merimangën e rrezikshme nga veshi i saj.
Pas kontrollit në detaje, mjekët thanë se Torres ka shpëtuar nga kafshimi i merimangës.
























