Një grua kaloi 35 vite të jetës në burg, për një krim që nuk e kreu kurrë
Qëndroi 35 vite në burg prej një cigareje, gruaja dëmshpërblehet me 3 mln dollarë.
Cathy Woods është shpërblyer me 3 milionë dollarë pasi u vërtetua se nuk kishte lidhje me vrasjen e një studenti në vitin 1976.
Ajo do të vazhdojë të kërkojë dëmshpërblim nga qyteti Reno dhe ish-detektivët. 68-vjecarja i akuzon se dhanë fakte të rreme në kohën kur ishte paciente në spitalin e shëndetit mendor në Luiziana.
Cathy u lirua në vitin 2015 kur u zbuluan prova të reja me vrasjen e studentit të kolegjit Reno me një të burgosur të Oregonit, Rodney Halbower.
Në atë kohë, ajo u dënua për dy vrasje të Zonës së San Franciskos që ndodhën gjatë së njëjtës periudhë. AND-ja u mor nga një cigare e gjetur në vendngjarje.
Tani Cathy jeton me të afërtmit e saj në Anacortes, Washington dhe hyri në historinë e Shteteve të Bashkuara pasi ishte gruaja që kreu dënimin më të gjatë për një krim që nuk e kreu kurrë.

Në foto: Kur u dënua me burg (majtas) dhe kur u lirua nga burgu (djathtas)























