00:26 / 31.08.2019
Stavileci: Me Veselin Kryeministër, vendoset një standard i ri etik
Blerand Stavileci thotë se misioni i Kadri Veselit dhe PDK-së është vendosja e një standardi të ri etik, duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.
Stavileci ka shkruar në profilin e tij në Facebook se PDK do ta ndërtojë një ekonomi të fuqishme dhe do ta mbajë rininë në Kosovë.
“E vetmja mënyrë për ta ndërtuar të ardhmen për Kosovën është vendosja e një standardi të ri etik, duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin. Kështu, ne do ta ndërtojmë një ekonomi të fuqishme, do ta mbajmë rininë këtu dhe do t’u krijojmë atyre shanse të barabarta. Ky është misioni i Kadri Veselit dhe PDK-së”, ka shkruar Blerand Stavileci.























