Agim Agushi u bashkua Partisë Demokratike të Kosovës
BKT
Kosovë

Agim Agushi u bashkua Partisë Demokratike të Kosovës

RTKlive

Agim Agushi nga Vitia iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

'Kam pasur një takim të këndshëm me zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi nga Vitia, i cili muajin e kaluar theu rekordin e katërt Guinness. Në një hapësirë prej 1 metër katror, ai veshi dhe zhveshi maicën 152 herë, për 1 orë, 2 minuta e 56 sekonda, ndërkohë që mbajti topin në ajër duke e goditur me kokë", ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas tij me mjeshtërinë e tij të rrallë ai ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke promovuar kështu njëherazi edhe emrin e Kosovës.

"Sportistë si Agimi dhe shumë të tjerë të talentuar që i ka Kosova, janë ndër ambasadorët më të mirë të imazhit të vendit tonë. Prandaj do vazhdojmë t’iu japim përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen", ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Kosovë