10:29 / 02.09.2019
Fanatikët e tatuazheve mblidhen në Moskë
Dashamirësit dhe artistët e tatuazheve janë mbledhur në Moskë për “Ekspozitën Ruse të Tatuazheve”.
Festivali që zgjat dy ditë grumbullon fanatikët e artit të trupit, të cilët tregojnë vizatimet e ndërlikuara që kanë mbi lëkurë.
Në këtë event marrin pjesë tatuatorë të famshëm si Nikko Hurtado, Ami James, Nissaco, Gakkin dhe shumë të tjerë.
























