10:39 / 02.09.2019
Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, së bashku me banorët dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc.
Ai ka thënë se implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor Komunës së Suharekës.
“Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet”.























