12:11 / 02.09.2019
Shyqiri Bytyqi merr pjesë në inaugurimin e shkollës në Suharekë
Shyqiri Bytyqi, ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës në Tërrnjë të Suharekës.
Bytyqi tha se nuk ka fillim më madhështor dhe më të mbarë se të fillohet viti i ri shkollor në shkollë të re.
“Prandaj, në këtë ditë feste, urova nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë banorët e kësaj ane që ta gëzojnë shkollën”.
“Si Ministri jemi të obliguar që të angazhohemi për ta kompletuar këtë shkollë edhe me pajisjet tjera të nevojshme, në mënyrë që t’ua lehtësojmë punën mësimdhënësve dhe ta bëjmë më të lehtë mësimnxënien për nxënësit tanë”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.























