Koordinatori Rexhep Hoti viziton Komunën e Malishevës
Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, kanë pritur sot në një takim pune, koordinatorin nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hotin, me të cilin ka folur për mbajtjen e aktiviteteve sportive në nivelin e shkollave, në kuadër të programit nacional për kulturë, rini dhe sport.
Në këtë takim, Hoti, i ka njoftuar organet komunale, për programin dhe mbajtjen e garave sportive në nivel të shkollave, dhe gjithashtu i ka njoftuar edhe me programin e sektorit të cilin ai e drejton, dhe qëllimet që synohen të arrihen përmes këtyre organizimeve.
Koordinatori Hoti e ka vlerësuar lartë prezantimin e Komunës së Malishevës, në garat e mëhershme që janë mbajtur në nivel vendi.
Nga ana e tyre, Begaj dhe Thaçi, kanës shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për të bashkëpunuar në realizimin e këtij programi me të gjitha shkollat.























