14:22 / 02.09.2019
Haradinaj i shqetësuar pas shpërthimit të zjarreve në Gjakovë
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se po e përcjell nga afër gjendjen e krijuar dhe se janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës.
“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Poashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, ka shkruar Haradinaj.























