16:22 / 02.09.2019
AAK keqpërdor institucionet shtetërore, fushatë për Haradinajn në Komunë
Kreu i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shfrytëzuar objektin e komunës për të bërë fushatë për për AAK-në.
Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk po zgjedh vend e as metodë për fushatë.
Së fundmi në një fotografi shihet se ky subjekt politik e ka shfrytëzuar objektin e Komunës së Klinës për të bërë fushatë.
Madje në këtë fotografi shihet edhe i pari i Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me disa persona të tjerë para objektit të komunës.
Të veshur me bluza me mbishkrim “100%”, disa anëtar të AAK-së në krye me Elezajn, kanë bërë fushatë para objektit të Komunës së Klinës. /Lajmi.net/























