09:57 / 03.09.2019
Kanalizimet mbi sipërfaqe shqetësojnë banorët e Prishtinës
Kanalizimet mbi sipërfaqe, janë bërë një dukuri që po i shqetësojnë shumë qytetarët e Prishtinës. Në lagjen “Mati 1”, ujërat e zeza mëngjesin e sotëm kanë dalë mbi sipërfaqe.
Lexuesit tanë kanë dërguar fotografi nga kjo lagje duke ngritur shqetësim se Komuna e Prishtinës nuk po reagon në këto situata, raporton Ekonomia Online.























