Diskutojnë lokacionin për ndërtimin e objektit të ujësjellësit në Skenderaj
BKT
Kosovë

Diskutojnë lokacionin për ndërtimin e objektit të ujësjellësit në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është takuar sot me bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica”.

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes Komunës dhe kësaj kompanie rajonale publike, për të cilin të dyja palët u zotuan ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Takimi i sotëm ka qenë rast i mirë të njoftojmë bordin me planet e Komunës sa i përket ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të njësisë së ujësjellësit në Skenderaj”, shkruan Jashari në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë