10:47 / 05.09.2019
Gjendet gjarpri i rrallë me dy koka
Banorët e Balit janë tronditur kur gjetën një gjarpër me dy koka.
Zvarraniku u gjet në rrugët e një fshati të vogël në rajonin e Tabananit.
Në një video të publikuar në media, shihen banorët që e lëvizin me shkop.
Por gjarpërinjtë me dy koka nuk është hera e parë që janë parë në Bali. Në vitin 2016, John McNamara pa dy koka të dilnin nga një vezë pitoni.
Ai mendoi se ishin binjakë por kur pa vezën kuptoi se bëhej fjalë për një gjarpër me dy koka.


























