Kiflet dhe qumështi ende nuk ka filluar të shpërndahet
Albulena Bytyqi , Radio Kosova
Kiflet dhe qumështi i cili u është dhënë nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën në shkollat fillore të Komunës së Prishtinës, këtë vit ende nuk ka filluar të shpërndahet.
Zyrtarë komunal të Drejtorisë për Arsim thonë se shkak i vonesës është mos përfundimi i punës nga Autoriteti Qendror i Prokurimit. E nxënësit dhe prindërit thonë se shumë më mirë ka qenë kur janë ushqyer në shkollë, sepse të ushqyerit jashtë shkollës rrezikon shëndetin e fëmijëve.
Nxënësit e Shkollës fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, thanë për Radio Kosovën se ky vit shkollor për ta ka filluar me ndryshe, ngase nuk po e marrin qumështin dhe kiflet sikurse vitin e kaluar. Ata u shprehen të pa kënaqur më këtë gjë, duke thënë se shumë më mirë ka qenë kur janë ushqyer në shkollë sesa tani që duhet të dalin të hanë jashtë.
Shpresa Shala, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, i tha Radio Kosovës se konkursi për marrjen e tenderit për shujtën ditore për nxënës është hapur por nuk ka konkurruar asnjë kompani, dhe tash e kemi rishpall konkursin dhe po mundohemi të bëjmë një zgjidhje sa me të shpejtë.
"Konkursi është shpallur, por nuk ka aplikuar askush, dhe ne momentin qe nuk aplikon askush duhet të fillohet prej fillimit. Kjo ka qenë e planifikime që me 1 shtator të jetë e përfunduar, por derisa nuk ka aplikuar askush, është dashtë prapë me rishpall. Jemi duke u munduar të shkojmë më procedura më të shpejta", tha ajo.
Edhe prindërit thanë për Radio Kosovën se janë të shqetësuar që fëmijët e tyre nuk po marrin kiflet dhe qumështin si me parë. Ata thanë se Komuna e Prishtinës është dashur që të bëjë zgjidhje më herët dhe të fillojë nga 1 shtatori me shpërndarjen e shujtës ditore.























