“Agrofesta”, festivali që po paraqet punën e heroinave të Krushës
Në Krushë të Madhe të Rahovecit, sot ka nisur edicioni i gjashtë i festivali tradicional të perimekulturës “Agrofesta”.
Ky festival i cili po mbahet në pjesë më të lartë të fshatit, në lartësi mbi 350 metra, nga ku shihet edhe fusha më e gjerë, gjysma e rrafshit të Dukagjinit, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës. Organizatorët thonë se pëse.
Banorët e Krushës së Madhe dhe rrethinës, që “bukën e nxjerrin nga toka”, sot kishin festë, pasi filloi “Agrofesta”.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se prodhimet cilësore që i bëjnë këto gra fermere dhe këta fermerë me duart e tyre, i bën krenar dhe i obligojnë që ta rrisin përkrahjen për gratë fermerë dhe bujqit e tyre.
Ai shtoi se si komunë kanë rritë buxhetin për bujqësi mbi 1 milionë euro dhe do ta rrisin edhe në vitet në vazhdim, por edhe Ministria e Bujqësisë duhet ta kthejë në prioritet të lartë bujqësinë në Republikën e Kosovës, sepse bujqësia është një faktor që ndikon në fuqizimin e ekonomive tona familjare, por edhe në ngritjen e kapaciteteve të fermerëve, të cilët na bëjnë krenarë si qytetarë e si shtet, pasi prodhimet e tyre janë të kërkueshme në treg.
Kryetari i fshatit Krushë e Madhe dhe koordinatori i Agrofest, Selami Hoti tha se kësaj radhe kanë fermerë të ftuar nga e tërë komuna e Rahovecit. Ai tha se qëllimi i Agrofestës është promovimi i produktet bujqësore.
Anjeza Duraku nga kompania Agro Krusha tha se kanë produkte të ndryshme sic është speci i kuq, që quhet speci i ajvarit por edhe lloje të tjera të specave.
Për t’i prezantuar produktet e tij në këtë panair k dal edhe Fehmi Duraku, bujk nga Krusha e Madhe.
Në këtë edicionin të festivalit tashmë tradicional të perimekulturës “Agrofesta”, do të mbahet edhe një koncert, ku do të performojnë reperët kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son.























