Rrëfimi ekskluziv për incestin
Kaltrina Rexhepi
Shpresa, viktima e një dhune sistematike fizike psiqike e edhe seksuale, tregon se në rrethine tyre familjarë, nuk janë vetëm gratë ato që dhunohen.
Ajo për emisionin UDHËVE në RTK, thotë se në familjen e burrit të saj, ka raporte seksuale edhe në mes vëllaut e motrës.
“Kunati i martum që është e patë dërgu gruan e vet në gjini, edhe e pat thirre motren e vet që e kanë veq prej babe që me ja fshi shtëpinë, edhe kur e ka thirrë e ka përdhunu”.
Ky është rëfimi i Shpresës dhe vërtetësia e një ngjarje të tillë ju mbetet organeve të drejtësisë si dhe atyre sociale,
Ajo thotë se kunata e saj është e mitur.
“Kunata i ka gati 15 vjet, por asaj i kish pas ndodh edhe më herët, kur i ka pas 12 -13 i kish pas ndodh kjo ngjarje me të.. në ato moment I ka shku nëna e vet edhe e ka zbulu”,
ajo thotë se një gje e tillë nuk ju kish dokt tragjike askujt në atë familje, përveq nënës së saj.
Kunata e Shpreses, është fëmijë që burri dhe kunati I saj, e kanë moter vetëm nga ana e babait, pasi që, ai ishte I martuar edhe me një grua tjetër, me të cilen I ka dy fëmijë, një djal të moshes 17 vjeçe si dhe vajzën 15.
“Nëna e vet është kanë ka qemendet, nëna e vet është kanë shumë në gjendje të keqë atë nat… Ajo nuk guxon me e qel gojen, nuk guxon me u ni prej tyne (fëmijëve të burrit). Kunata tash është në klasen e 9-të”.
Shpresa të gjithë rrëfimin për këtë gjë, thotë ta ketë treguar edhe në Qendren për Punë Sociale në Komunë të Istogut, kur ajo edhe kishte raportuart dhunen në familje.
Por që ata skishin reaguar asgjë.
“Në qendren për punë sociale ju kamë kallxu nërsy burrit nërsy grus tejetër nërsy krejtve, krejt cka kam përjetu, po vec ma bojshin le ketë teme… atyne sen s’ju pat dokt, sociali kurgjo hiq ska reagu”, thotë Shpresa.
“Ata janë të pa moralshëm, psiqikisht ata nuk janë mire... ajo fëmijë është por atyre të socialit sju ka dukur kurgjo kjo punë,, unë folsha ata ma boishin le këtë teme”.
Shpresa i ka 5 fëmijë, dy djem dhe 3 vajza, për të cilat tash ajo ka frikë ti lë jë teojnë pa përkujdesjene e saj në familjen e burrit, pasi brenda një shtëpijë jetojnë 13 fëmijë, 11 që janë të burrit të saj dhe dy fëmijët e vjehrrit.
“Unë kam frikë, se tashe dhe këta se vinë çikat thojnë pom hyp djali, po don me mi desh teshat, kamë frikë shumë , krejt këta fëmijë jetojnë në një shtëpi”.
Shpresa në fillim të intervistës tonë, na tha se jeta e saj ka qenë si një film, por një realitet i tillë është e pabesueshme që mund të ndodhë në sy të të gjithve dhe askush të mos intervenojë.
Qendra për Punë Sociale e Komunës së Istogut, në një intervistë për emisionin UDHËVE, nuk e pranojnë që ata nuk kanë pasur një informartë të tillë, edhe pse viktima insiston që ajo ka treguar edhe për incestin familjarë në atë shtëpi, duke pasur frikë edhe për të ardhmen e vajzave të saj.
“Jo ne nuk jemi në dijeni për këtë incest familjarë … jo për atë të mituren nuk e dimë , ne vetëm e dinim se ka pas marrëdhënie seksuale me të dy gratë, me njërën e tjetra ka shiqu, por për motren e mitur nuk e dim, vetëm për keqtrajtim të bashkëshorteve”, thotë Myrvete Verbaj- Udhëheqëse e Shërbimeve Sociale në Istog.
Njejtë thotë edhe Mbrojtësja e Viktimave në Rajonin e Pejës, Saime Sylaj.
“Unë nuk kam njohuri, hera e parë është që po dëgjoj prej juve, me u pas njoftu nga Policia isha angazhu, ne jemi zyre që ndohmojmë në këto raste, jo vetëm rastet e incestit, për dhunë për vrasje për të gjitha. Për momentin unë nga ju u njoftova”
Por, të kundërten e tri institucioneve me lart, e dëshmon drejtoresha e strehimores “Qendra për mirëqenien e gruas”, në Pejë.
Ardita Ramizi Balaj shpjegon se si të dy gratë gjatë qëndrimit të tyre në strehimoren ku ajo e drejton, kishin treguar një problem kaq të madh në shtëpine tyre,
“Gjatë qëndrimeve të tyre këtu, kanë treguar për problemet të cilat i kanë në familje për dhunen fizike e edhe dhunen seksuale që e kanë përjetu prej burrit të vet edhe gjithashtu kanë tregu për incestin që vëllau I vet ka flejt me motren prej babes”, ka thënë Ardita Ramizi Balja për emisionin UDHËVE në RTK.
Ajo thot se të dy viktimat, bashkëshortet e të pandehurit, në prezencen e punëtorëve të strehimores, I kishin njoftuar edhe Qendrat për Punë Sociale për incestin familjarë, përjetimet e kunatës së tyre e cila ështe edhe jetime.
“ Vajza kanë thënë që është rreth moshës 14-15 vjecare.. këto vet e kanë njoftu qendren për punë sociale, këto kanë shku janë taku me punëtoret social aty, aty kanë qenë edhe këshilltaret tona edhe ato kanë tregu për të gjithë ngjarjen edhe ka mbetë që qendra për punë sociale ti kontaktojë edhe do të ndërmerrë masa”.
Drejtoresha e Strehimores tregon edhe për sjelljet e fëmijëve të viktimave, të cilat sipas saj janë sjellje që janë mësuar.
“Deri sa kanë qenë këtu, njëri pej fëmijëve, mosha ka qenë shumë e vogel 7-8 vjece prej tyre, vazhdimisht e zhveshte vajzen, atë e kemi pa këtu sa kanë qenë tëk ne, ajo mundet me qenë ndnjë gjest fëmijërorë, por sna ka ndodh prej fëmijeve të tjerë por më shumë është gjest të cilin e ka pa e ka mësu… është sjellje e mësuar në familjen e tyre për më e ngacmu njeri tjetrin”.
Më posht ndiqeni videon e plot:























