Sebiha Shala e PDK’së premton zhvillimin e turizmit në Pejë

Sebiha Shala e PDK’së premton zhvillimin e turizmit në Pejë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Sebiha Shala, e ftuar në emisionin Pressing të T7, ka premtuar zhvillimin e turizmit në rast se PDK’ja i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.

“Turizmi në Kosovë është ngritë mbi 19% dhe PDK’ja ka programin e saj ku parasheh të krijohet një agjenci për promovimin e turizmit”, premtoi Shala.

Në këtë moment ndërhyri Berisha nga koalicioni Nisma-AKR-PD, duke thënë se nëse Fatmir Limaj bëhet kryeministër, me të vërtetë që ky premtim do të realizohet.

Ajo gjithashtu premtoi kompletimin e infrastrukturës për disa lloje të turizmit.

“Ne do ta bëjmë kompletimin e infrastrukturës për disa lloje të turizmit, bëhet fjalë për turizmin malor, turizmin shëndetësor, turizmin rural dhe turizmin transit”, tha Shala në Pressing të T7.

Veç kësaj, ajo premtoi edhe realizimin e projekteve gjatë kohës kur ka qenë kandidate për kryetare të Pejës.

“Gjithashtu edhe projektet e tjera që janë publiku gjatë kohës kur kam qenë kandidate për kryetare të Pejës, do të realizohen”, shtoi Shala.