Kastrati: Shkollat nuk po mbyllen, po bëhet bashkimi i nxënësve

Kastrati: Shkollat nuk po mbyllen, po bëhet bashkimi i nxënësve

Pas marrjes së vendimit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit, për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim; banorët e kësaj ane në bashkëpunim me SBASHK-un kanë organizuar protestë.

Protesta është zhvilluar para objektit të Kuvendit Komunal të Kamenicës. Ndërsa Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se shkollat shqipe nuk po mbyllen, por sipas tij, po bëhet bashkimi i nxënësve nëpër shkolla të tjera.

“Kemi kërkuar ta bëjmë më të mirën për fëmijët. Asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet i papunë – ata ose ato do të sistemohen nëpër shkollat e Kamenicës”. Komuna do të përkujdeset për transportin e tyre, veçse ata duhet ta nënshkruajnë kontratën kolektive”.

“Në Kamenicë fëmijët i kanë librat dhe mësimdhënësit e kanë ditarin në vendin ku është vendosur të japin mësim. Shkollat shqipe nuk po mbyllen, por po bëhet bashkimi i nxënësve nëpër shkolla të tjera. Ne nuk e tërheqim vendimin që kemi marrë sepse kjo është në të mirën e nxënësve”. /KK