21:04 / 18.09.2019
Reçica: Platforma e Dekadës së Re do të përkrahë bizneset prodhuese
Në kuadër të vizitave për të përkrahur bizneset, bashkë me zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj dhe me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu u mirëpritëm në kompaninë “Sela Impex” në Ferizaj, e cila prodhon të gjitha llojet e mobiljeve, të cilat plasohen në tregun vendor dhe atë të jashtëm.
Platforma e Dekadës së Re dhe vizioni qeverisës i kryeministrit në ardhje, Kadri Veseli, përmes masave lehtësuese dhe politikave të favorshme fiskale do të përkrahë bizneset prodhuese për të rritur kapacitetet prodhuese dhe eksportin.























