07:40 / 20.09.2019
Buja vazhdon fushatën në Krojmir e Banullë
RTKlive
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Buja, ka vazhduar fushatën në Krojmir e Banullë.
"Fshati Krojmir na i dëshmoi disponimin dhe gatishmërinë për punë, angazhim të përkushtuar dhe fitore! Faleminderit!", ka shkruar Buja në "Facebook".


"Edhe Nëndega e PDK-së në fshatin Banullë ishte përgatitur seriozisht për sfidën zgjedhore të 6 tetorit! U pritëm ngrohtësisht edhe ne kandidatët për deputet, me premtimin për dhurim vote dhe përgjegjësie!", ka shkruar Buja në "Facebook".


























