13:14 / 20.09.2019
Publikohet lista e fermerëve që përfituan mekanizëm bujqësor me participim
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit ka publikuar listën me emra të fermerëve të cilët kanë përfituar mekanizëm bujqësorë me participim në mes të komunës dhe fermerit përfitues.
Informata me rëndësi:
Përfituesit për mekanizëm bujqësor janë fermerët në këtë listë nga numër 1 deri 791.
Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratën dhe
të kryejnë participimin prej 20% nga data 20.09.2019 (e Premte).
Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 7 ditë nga data e publikimit të rezultateve.























