Komuna e Prishtinës dhe BERZH lansojnë Programin për qytetin e gjelbër
BKT
Kosovë

Komuna e Prishtinës dhe BERZH lansojnë Programin për qytetin e gjelbër

Prishtina tashmë është bërë pjesë e planit të veprimit të qyteteve të gjelbra. Komuna e Prishtinës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë lansuar sot Programin për Qytetin e Gjelbër, përkatësisht projektin për përgatitjen e Planit të veprimit të qytetit të gjelbër për Prishtinën.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se kanë identifikuar projektin me të cilin do të fillojnë, e që është investimi në efiçiencë në ndërtesat publike.

Ai tha se ndotja në qytet nuk mund të rregullohet brenda natës, por shkon edhe përtej mandateve. Për këtë, sipas tij, do të investojnë në ndërtesa publike, shkolla, çerdhe dhe ndërtesa administrative.

 

Ahmeti tha se nga dy raportet e fundit për ndotjen në Prishtinë, del se dy ndotësit më të mëdhenj janë ngrohja individuale me qymyr dhe trafiku me makinat.

Neil Taylor, shef i Zyrës së BERZH në Kosovë, tha se është i lumtur që edhe Prishtina po i bashkohet qyteteve të gjelbra.  Ai tha se janë të fokusuar që të ndihmojnë Kosovën, teksa shtoi se këtë vit synojnë që ta përmbyllin me 100 milionë euro, ku dy të tretat janë për ekonominë e gjelbër.

Ndryshe, mbi 30 qytete nëpër botë janë bërë pjesë e qyteteve të gjelbra.


MË SHUME NGA Kosovë