Bekim Haxhiu nderon dëshmorët
Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, Bekim Haxhiu së bashku me familjarët e Dr. Lec Gradicës, me bashkëluftëtarë kanë bërë homazhe për nder të 21- vjetorit të vdekjes së tij.
Sot, së bashku me familjarët e Dr. Lec Gradicës, me bashkëluftëtarë bëmë homazhe për nder të 21-vjetorit të vdekjes së tij, i cili gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë një kontribut të madh në shërimin e luftëtarëve të UÇK-së, shkruan Haxhiu në Facebook.
Per ta nderuar heroizmin e luftës për liri, bëmë homazhe te heroi i kombit , bashkëluftetari i Adem Jasharit, Naser Kodra, shton ai.
Ndryshe, Dr Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë kuptimin e plotë profesionit të tij prej mantel-bardhi dhe duke vënë në shërbim profesionalizmin e tij madje edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.























