11:30 / 25.09.2019
Dega e PDK-së në Lipjan hapi fushatën zgjedhore
RTKlive
Dega e PDK-së në Lipjan hapi fushatën zgjedhore dhjetëditëshe për zgjedhjet parlamendare të 6 tetorit 2019, në Sheshin "Adem Jashari".
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Buja, ka shkruar në "Facebook", se PDK do të do të rezultojë me fitore.
" Porosia e kryetarit të degës dhe katër kandidatëve për deputet ishte për fushatë të qetë, argumentuese, miqësore dhe të dinjitëtshme, që do të rezultojë me fitore!. Urime, suksese, fitore!. PDK 112, Për Kadri Veselin Kryeministër 1, Prof.dr. Ramë Buja 28. Ndërtojmë të Ardhmë", ka shkruar Buja.
























