Porositën rroba online, çiftit u vjen pako me 25.000 pilula ekstazie
BKT
   Kuriozitete

Porositën rroba online, çiftit u vjen pako me 25.000 pilula ekstazie

Blerjet në internet rriten dhe së bashku me ta edhe surprizat. Një çifti austriak është befasuar nga pako që i erdhi në shtëpi pasi porositi rroba online.

Kur hapën pakon zbuluan pilula ekstazie me vlerë 500.000 euro.

Policia raportoi se pako me 25.000 pilula kishte destinacion Skocinë, por përfundoi në Austri.

Çifti, 58 dhe 59-vjeç, banonin në Linz. Ata porositën online dy fustane nga një firmë në Holandë. Kur porosia mbërriti, çifti u befasua për shkak të peshës dhe madhësisë së pakos. Dhe kur e hapën u shokuan.

Ata nuk deshën të hynin në telashe dhe vendosën ta kthenin pakon në Zyrën Postare ku u njoftua edhe policia.

Marrësi i pilulave është lokalizuar dhe është bërë një kërkesë për arrestimin e tij.