Kaçanik, fillon pajisja me inventarë në objektin e ri të çerdhes së qytetit
BKT
Kosovë

Kaçanik, fillon pajisja me inventarë në objektin e ri të çerdhes së qytetit

Pas përfundimit të punimeve, ka filluar pajisja me inventarë në objektin e ri të Çerdhes së Qytetit. Punimet përfundimtare që po realizohen në këtë projekt, i vizitoi nga afër Kryetari i Komunës Besim Ilazi së bashku me drejtorin për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda.

Kryetari Ilazi tha se këto ambiente të bukura, tashmë i përkasin hapësirës së re të Çerdhes së Qytetit, e cila shumë shpejt do të jetë e gatshme që fëmijët tanë të kalojnë kohën në ambiente moderne dhe të sigurta.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Arsimit, pas kërkesave të shumta të dërguara nga Komuna e Kaçanikut për ndërtimin e objektit të ri të Çerdhes së Qytetit.


MË SHUME NGA Kosovë