Hoxha u premton mbështetje pensionistëve dhe zjarrfikësve
BKT
Kosovë

Hoxha u premton mbështetje pensionistëve dhe zjarrfikësve

Kryetari i Degës së NISMA-s në Gjakovë njëherësh kandidat për deputet nga koalicioni NISMA-AKR- PD, Fazli Hoxha ka hapur zyrtarisht fushatën.

Hoxha ka takuar zjarrfikësit të cilëve u ka premtuar mbështetje.

“Ne u garantuam atyre se si deputetë në Kuvendin e Kosovës do të angazhohemi që të jemi zëri i tyre për të përfaqësuar interesat e Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, duke e ditur rëndësinë këtij shërbimi në raste emergjente, në mbrojtje të qytetarëve dhe të pronës. Emergjencat si kjo e Zjarrfikësve duhet të vendosen në prioritet dhe t’i jepet vëmendje e plotë institucionale.”

Ai ka takuar edhe pensionistët e komunës së Gjakovë.

“Në këtë takim ramë dakord me pensionistët që të kemi komunikim të vazhdueshëm, qoftë si udhëheqje e Nismës në Gjakovë por edhe si kandidatë për deputetë. U zotuam se do të jemi zëri i pensionistëve në Kuvendin e Kosovës. Koalicioni NISMA-AKR-PD në qeverinë e ardhshme pas 6 tetorit do të trajtojë më prioritet kërkesat e pensionistëve në vendin tonë.”


MË SHUME NGA Kosovë