17:14 / 25.09.2019
Lladrovci merr pjesë në zbulimin e pllakës të shkollës së parë në Negroc
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe nënkryetari Nazmi Hasi, kanë marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore, kushtuar 70 vjetorit të shkollës së parë shqipe në fshatin Negroc.
Në këtë manifestim nënkryetari Hasi, ka mbajtur një fjalim rasti ku ka vlerësuar se zbulimi i kësaj pllake dëshmon më së miri sakrificën e Drenicës për të marr dije, kur dihet që ne atë kohë ka qenë shumë e vështirë të zhvillohet procesi mësimor.
Lladrovci dhe Hasi, kanë marr pjesë edhe në ditën e shkollës në fshatin Negroc.























