10:29 / 26.09.2019
Arktik, një lopë deti godet dhe fundos anijen ruse
Një histori e pazakontë vjen nga akujt e Artikut, aty ku një lopë deti, ose Odobenus rosmarus siç quhet shkencërisht, ka sulmuar dhe pothuajse fundosur një anije eksploruese ruse.
Anija gjendej në Arktik, pikërisht në arkipelagun e Franz Jozefit, ku një ekspeditë ruse po hulumtonte mbi speciet e kafshëve në atë zonë aq të largët.

Në një moment relaksi, anija u godit nga një lopë deti ndoshta e trembur për të vegjlit e saj, që ishin pranë.
Nga goditjet e kafshës, që mund të arrij një peshë deri në 1 tonelatë, anija pësoi dëme aq të pariparueshme sa që sipas autoriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes ajo është tashmë fundosur, me ekuipazhin që ka shpëtuar.























