18:27 / 28.09.2019
Simpatizantët e PDK-së nuk po i zë salla në Klinë
Shumë simpatizantë të PDK-së në Klinë kanë mbetur jashtë sallës, ku është duke u mbajtur një tubim i madh i PDK-së, në të cilën pritet të flas lideri i tyre, Kadri Veseli.
Në një foto të siguruar nga rtklive shumë simpatizantë kanë mbetur jashtë, derisa salla brenda tashmë është mbushur.
Gjatë ditës, Kadri Veseli ka kritikuar ashpër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe liderin e VV-së, Albin Kurtin, duke i portretizuar si koalicioni i izolimit dhe korrupsionit.























