Filluan punimet e mbikalimit në Paldenicë të Hanit të Elezit
BKT
Kosovë

Filluan punimet e mbikalimit në Paldenicë të Hanit të Elezit

Banorët e këtij fshati dhe kryetari i komunës, Rufki Suma, kishin protestuar disa herë duke kërkuar ndërtimin e këtij vendkalimi, duke paralajmëruar se do të bllokonin edhe autostradën nëse nuk përmbushej kërkesa e tyre.

Ditën që ishte planifikuar të bëhej përurimi i këtij projekti u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit që parashihte rrugën "Dheu i Bardhë".

Ndërkohë, sot filluan punimet në ndërtimin e këtij mbikalimi nga kompania Bechtel-Enka, me të cilën qeveria ka vazhduar kontratën për këtë mbikalim dhe dy kyçje të tjera në autostradën "Arbër Xhaferi".


MË SHUME NGA Kosovë