13:06 / 02.10.2019
Protesta që bllokoi rrugët, trafiku më i madh në histori
Trafiku i tmerrshëm "goditi" mëngjesin e djeshëm rrugët e Holandës.
Fermerë dolën në rrugë së bashku me traktorët e tyre në formë proteste për sanksionet e vendosura mbi ta.
Sipas një studimi kjo protestë ka krijuar trafikun më të madh në historinë e Holandës pasi ishin bllokuar rreth 1200 km rrugë nga protestuesit.
Ligjet dhe sanksionet e vendosura parashikojnë mbylljen e disa fermave si dhe reduktimin e makinerive të punës për shkak të ndotjes së ajrit.
Fermerët deklarojnë se në qoftë se qeveria kërkon që protestat mos të vazhdojnë atëherë ata duhet të rishikojnë edhe njëherë ligjet e vendosura.
Mes tyre në protestë kishin dalë dhe fëmijë të cilët kishin lënë shkollën për të protestuar.























