Pamjen e ka qesharake, por ky peshk i Mesdheut është vdekjeprurës
BKT
   Kuriozitete

Pamjen e ka qesharake, por ky peshk i Mesdheut është vdekjeprurës

Në qoftë se bota nënujore që banon në ujërat e Mesdheut do të kishte një “agjent sekret”, ky do të ishte padyshim peshku me emrin uranoskop.

Peshku me pamjen e veçantë, pothuajse aliene, nuk ka tiparet e frikshme të një peshkaqeni, por nuk është më pak i rrezikshëm, madje vdekjeprurës edhe për njeriun.

Kjo falë rrymave elektrike dhe veçanërisht helmit që përbëhet nga dy gjemba që ndodhet në verzat, të lidhura pikërisht me gjëndrat helmuese.

Por një veti që mund të shihet edhe nga pamjet është kapaciteti për t’u mimetizuar në rërë, duke qenë pothuajse i padukshëm.  I fshehur në atë mënyrë, peshku lëviz vetëm gjuhën e tij, për të tërhequr viktimat e gjuetisë.

Edhe pse i rrallë, ky peshk është pikasur edhe në ujërat e vendit tonë, edhe pse karakteristik i Oqeanit Atlantik dhe Mesdheut.