Pranon 14 vrasjet, por nuk do dënohet
Një burrë nga Koreja e Veriut ka rrëfyer për vrasjen e 14 grave, në atë që konsiderohet vrasja seriale më e famshme në vend.
Por i dyshuari nuk do përballet me ndjekje penale.
Muajin e kaluar policia raportoi se kishin identifikuar burrin që qëndronte pas 3 nga 10 vrasjet që ndodhën në Hwaseong, një qytet në jug të Seulit, midis 1986 dhe 1991, transmeton oranews.
Dhe të enjten një zyrtar policie tha për CNN se një ai kishte pranuar 9 vrasjet. Gjithashtu rrëfeu që kishin kryer edhe 5 vrasje të tjera si edhe rreth 30 sulme seksuale.
Një nga 10 vrasjet në Hwaseong tani mendohet se është kryer nga një vrasës tjetër që kopjoi metodën e Lee Chun-jae.
Vrasësi, rreth 56-vjeç, ndodhet në burg dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas zyrtarëve i dyshuari dha një rrëfim të hollësishëm për vrasjet madje duke treguar edhe vendet ku ndodhën vrasjet në një copë letër.
Policia po punon për të verifikuar nëse rrëfimi është i vërtetë.
Por Lee Chun-jae nuk do të përballet me akuza për vrasjet pasi çështja u mbyll nga Koreja e Jugut në vitin 2006.























