14:15 / 09.10.2019
Përmbyset aeroplani, piloti 62-vjeçar përplaset me kabllon e teleferikut
Një pilot dhe pasagjer i kanë shpëtuar për mrekulli vdekjes pasi aeroplani i tyre u përplas me kabllon e një teleferiku në Itali.
62-vjecari doli jashtë, por pasagjeri 55 vjec mbeti brenda kabinës së aeroplanit të përmbysur.
Pamjet tregojnë një person nga ekipi i shpëtimit që është ulur në krah të aeriplanit dhe përpiqet ta tërheqë. Kjo ngjarje ndodhi pasditen e së dielës në rezortin e skijimit në Teglio, në veri të Milanos, transmeton oranews.
Ekipet e shpëtimit malor, së bashku me zjarrfikëse dhe policinë kaluan dy orë për të arritur tek pasagjeri i bllokuar.
























