Dhjetë më të kërkuarit nga FBI,shpërblimi për kapjen deri në 20 mln dollarë
BKT
   Kuriozitete

Dhjetë më të kërkuarit nga FBI,shpërblimi për kapjen deri në 20 mln dollarë

Ndërkohë që CIA merret më shumë me personat e huaj që përbëjnë rrezik për vendin, FBI ka për detyrë të kapë kriminelët e brendshëm.

Këta janë 10 më të kërkuarit e FBI-së në listën me 523 persona. Nga këta 523, 162 janë kapur me ndihmën e publikut, vetëm falë postimit të fotove.

Dhjetë më kryesorët e listës kërkohen për krime të rrezikshme, si vrasja dhe trafiku i drogës.

Ata që japin informacion shpërblehen sipas rëndësisë së çështjes, dhe ata të “Top 10” variojnë nga 100 mijë, shumica, në 20 milionë dollarë. /tch/

Rafael Caro-Quintero, 2018, 20 milionë dollarë. Kumbari i trafikut meksikan të drogës. Ka ndihmuar kartelin e Guadalaharas në vitet 1970, si dhe ka marrë peng e ka vrarë agjentin e FBI-së, Kiki Kamerana, në vitin 1985

Alejandro Castillo, 2017, 100 000 dollarë, vrau ish të dashurën dhe u largua nga SHBA-të

Santiago Villalba Mederos, 2017, 100 000 dollarë. anëtar i bandës Lokotes Sureno. Vrau një vajzë rastësisht duke e qëlluar nga makina. I plagosi edhe vëllain

Bhadreshkumar Chetanbhai Patel, 2017, 100 000 dollarë, vrau gruan duke e goditur me sende të forta në punë

Yaser Abdel Said, 2014, 100 000 dollarë, vrau dy vajzat e tij adoleshente në Teksas

Jason Derek Brown, Grabitje me armë dhe vrasje e rojës së kinemasë

Alexis Flores, 2007, 100 000 dollarë, për pengmarrjen dhe vrasjen e një 5-vjeçareje në Filadelfia.

Robert Fisher 2002, 100.000 dollar. Fisher vrau gruan dhe dy fëmijët, pastaj hodhi shtëpinë në erë.

Eugene Palmer, 2019, 100 000 dollarë, vrau nusen e djalit

Arnoldo Jimenez, u shtua në vitin 2019, 100 000 dollarë shpërblim, vrau gruan brenda Maseratit, ditën e dasmës