Trafiku i kushton katër orë për të vajtur në punë!
Zëdhënësi i presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, i bëri thirrje qytetarëve të ishin krijues në zgjidhjen e problemit të përditshëm të transportit, pasi ai vetë përdor transportin publik për të shkuar në punë, por që mbërrin atje pas katër orësh.
Zëdhënësit të presidencës, Salvador Panelo, i duhet të marrë katër lloje të transportit urbane si edhe një motoçikletë për pjesën e mbetur të udhëtimit të tij për në pallatin presidencial, Malacanang, në qytetin e Manilës, që ndodhet më pak se 20 kilometra larg nga shtëpia e tij në qytetin Marikina.
“Duhet të zgjohemi shumë herët sepse kemi probleme me trafikun. Nevojitet të nisemi dy ose tre orë me shpejt. Në të kundërt, nuk do të arrijmë në kohë në destinacion. Dua të them, se jemi njerëz krijues. Kur përballemi më një situatë të pafavorshme, ne i përshtatemi. Kaq të mprehtë janë filipinasit,” deklaroi Panelo për stacionin radiofonik Manila DZBB, ndërsa ishte në udhëtimin e tij të tretë të transportit urban.























