Ndalohet pirja e duhanit në plazhe dhe parqe publike në këtë shtet

Ndalohet pirja e duhanit në plazhe dhe parqe publike në këtë shtet

Kalifornia ka ndaluar pirjen e duhanit në plazhe dhe në parqet shtetërore.

Projekt-ligji, i cili u nënshkrua nga Guvernatori Demokratik Gavin Neësom të premten, gjithashtu do të ndalojë hedhjen e cigareve në plazhe, shkruan Indeksonline.

Shkelësit e ligjit të ri do të përballen me një gjobë prej 25 dollarë.

Një surfer ecën përpara një shenje të pirjes së duhanit në Solana Beach, California.

Në këtë shtet, ishin bërë përpjekje të vazhduara për ta ndaluar këtë  në vitet e kaluara.

Shteti do të shpenzojë afërsisht 2 milion dollarë për sinjalizim përgjatë plazheve publike për të informuar kalifornianët për ligjin e ri.


MË SHUME NGA Kuriozitete